Man City shkatërron Southamptonin
Manchester City fitoi bindshëm kundër Southamptonit me rezultat 4:1 dhe iu afrua kreut të tabelës në Premierligë. Yaya Toure i kaloi vendasit në epërsi herët në minutën e tretë duke shënuar nga penallti. Por, mysafirët u kundërpërgjigjën njësoj nga pika e bardhë kur Rickie Lambert e barazoi rezultatin në minutën e 37-të. Por, City reagoi…
Sport
Manchester City fitoi bindshëm kundër Southamptonit me rezultat 4:1 dhe iu afrua kreut të tabelës në Premierligë.
Yaya Toure i kaloi vendasit në epërsi herët në minutën e tretë duke shënuar nga penallti. Por, mysafirët u kundërpërgjigjën njësoj nga pika e bardhë kur Rickie Lambert e barazoi rezultatin në minutën e 37-të.
Por, City reagoi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë me mesfushorin Samir Nasri dhe sulmuesin Edin Dzeko duke shkuar në pushim me epërsi prej dy golash.
Ndërsa, në minutën e 81-të, Stevan Jovetic e shënoi golin që vulosi gjithçka, dhe e ngriti Cityn në kuotën e 70 pikëve, një më pak se lideri Liverpool.
Por, City ka për momentin një ndeshje më pak të zhvilluar.