Man City – PSG: Statistikë, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme

Sonte (e mërkurë) do të zhvillohen dy gjigantët evropianë ndërmjet Manchester Cityt dhe PSG-së, në kuadër të xhiros së pestë për fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

Sport

24/11/2021 09:48

Të dy klubet më të pasura në botë, nuk e kanë siguruar kualifikimin tutje, andaj do bëjnë çmos për të arkëtuar pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Mungesat e lojtarëve:

Man City ka disa mungesa kryesore si Ferran Torres, Liam Delap dhe Kevin de Bruyne, derisa Jack Grealish është në dyshime, ndërsa te PSG do mungojnë dyshja Rafinha dhe Julian Draxler.

Statistikë:

Man City ka fituar 10 nga 12 ndeshjet e fundit. Ka shënuar se paku dy gola në këto ndeshje.

Man City ka arritur të mbajë portën e paprekur në tre ndeshje si vendas kundër PSG-së në të gjitha garat, derisa janë shënuar nën 2.5 gola në këto tre takime.

PSG ka shënuar se paku dy gola në tre ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Formacionet e mundshme:

Man City (4-3-3): Ederson; Cancelo, Dias, Stones, Walker; Gundogan, Rodri, Silva; Foden, Sterling, Mahrez

PSG (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Paredes, Verratti; Neymar, Mbappe, Messi

Analizë:

Man City është lider në grupin A, por është vetëm një pikë larg PSG-së. City e humbi ndeshen e parë 2 – 0 dhe duan të shmangin humbje për t’u kualifikuar tutje.

Me fitoren 3-1 ndaj Nantes, PSG vazhdon të jetë e pamposhtur në shtatë ndeshje, duke i fituar pesë. Ata gjithashtu kanë humbur dy herë në udhëtim te “Etihad Stadium”.

Parashikim:

Man City 2 – 1 PSG.

Përballja e ‘zjarrtë’ që assesi s’duhet humbur nis në ora 21:00./Lajmi.net/