Man City po monitoron situatën e Kylian Mbappe

Manchester City është duke monitoruar situatën e yllit francez, Kylian Mbappe. Raportime nga ‘Manchester Evening News’ bëjnë të ditur se kampionët e Premier League, Manchester City janë duke planifikuar një lëvizje për Kylian Mbappe, përcjell lajmi.net. Ylli francez, siç raportohej së fundmi, ka disa probleme me skuadrën e tij dhe do të shqyrtojë largimin. Mbappe,…

Sport

20/10/2022 09:39

Manchester City është duke monitoruar situatën e yllit francez, Kylian Mbappe.

Raportime nga ‘Manchester Evening News’ bëjnë të ditur se kampionët e Premier League, Manchester City janë duke planifikuar një lëvizje për Kylian Mbappe, përcjell lajmi.net.

Ylli francez, siç raportohej së fundmi, ka disa probleme me skuadrën e tij dhe do të shqyrtojë largimin.

Mbappe, nëse nuk largohet në janar, gjasat janë të mëdha që ai të largohet në merkaton e verës.

23-vjeçari, publikisht ka thënë se s’ka probleme me klubin, por mediat thonë se në komunikime private i ka shprehur klubit pakënaqësitë e tij.

Mbetet të shihet nëse Manchester City do t’i shkojë deri në fund tentimit për transferimin e Mbappe. /Lajmi.net/