Man City përgatit ofertën e fundit për Kane

Skuadra angleze po vazhdon interesimin për Harry Kane.

Sport

24/08/2021 12:51

Man City prej kohësh ka shprehur interesim për transferimin e Kane, transmeton lajmi.net.

Megjithatë të gjitha ofertat e tyre në drejtim të Tottenhamit deri më tani janë refuzuar.

Sipas ‘Independent’, ‘Citizens’ janë duke përgatitur një ofertë përfundimtare në drejtim të sulmuesit kur kanë mbetur edhe shtatë deri në mbylljen e merkatos.

Kampionët e Anglisë janë të gatshëm të ofrojnë mbi 150 milionë euro, edhe pse në anën tjetër presidenti i Spurs, Daniel Levy, duket se nuk është i interesuar ta shesë yllin e tyre për asnjë çmim.

Anglezi dëshiron të largohet pasi kërkon një klub ku mund të luftojë për trofe të rëndësishëm.

Man City ka si opsion edhe sulmuesin e Fiorentinas, Dusan Vlahovic, por prioritet i tyre mbetet Kane. /Lajmi.net/