Man City pas Kai Havertz
Manchester City e dëshiron yllin e Chelsea, Kai Havertz. Ylli gjerman i Chelsea, Kai Havertz ka përfunduar në radarin e kampionëve të Anglisë, Manchester City. Pep Guardiola duket se dëshiron t’i shtojë pak finesë fazës ofensive, me shërbimet e Havertz, përcjell lajmi.net. Sipas raportimeve të Simon Phillips, City duan gjermanin, i cili edhe këtë sezon…
Sport
Manchester City e dëshiron yllin e Chelsea, Kai Havertz.
Ylli gjerman i Chelsea, Kai Havertz ka përfunduar në radarin e kampionëve të Anglisë, Manchester City.
Pep Guardiola duket se dëshiron t’i shtojë pak finesë fazës ofensive, me shërbimet e Havertz, përcjell lajmi.net.
Sipas raportimeve të Simon Phillips, City duan gjermanin, i cili edhe këtë sezon po ngec për të marrë minutat maksimale.
Lojtari është i bindur tani që të shqyrtojë opsionet tjera, me minutat e tij që po reduktohen gjithnjë e më shumë.
Aftësia e Havertz për të luajtur në disa pozita në fazën ofensive e bën atë atraktiv për listën e dëshirave të Pep Guardiola. /Lajmi.net/