Man City nuk planifikon të blejë apo shesë lojtarë gjatë janarit

Manchester United nuk ka bërë plane për të blerë ose shitur lojtarë në afatin kalimtar të janarit.

Sport

21/11/2021 16:09

Është raportuar se sulmuesi Raheem Sterling do largohet nga “Etihad”, pasi dështoi të gjejë vend te formacioni i Pep Guardiolas, derisa Xavi e pëlqen futbollistin, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Daily Mirror, raporton se Man City nuk mendon të bëhet aktive në afatin e janarit, ngase duan të qëndrojnë me këtë skuadër deri në fund të sezonit.

Raporti shton se “Qytetarët” nuk do e lejojnë anglezin t’i bashkohet Barcelonës në formë huazimi, vetëm në rast që klubi katalunas paguan para.

Ndërkohë, sa i përket afatit të ardhshëm veror, është i lidhur me dy yjet si Frenkie de Jong i Barcelonës dhe Harry Kane nga Tottenham./Lajmi.net/