Man City mund të fitonte

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se skuadra e tij mund të fitonte kundër Arsenalit, në barazimin 1:1 në Emirates. David Silva kaloi mysafirët në epërsi por Mathieu Flamini e barazoi rezultatin për vendasit duke i ndarë pikët. “Nuk e di nëse fjala e duhur është dëshpërim. Këtë javë ne luajtëm në udhëtim…

Sport

29/03/2014 20:03

Menaxheri i Manchester Cityt, Manuel Pellegrini ka thënë se skuadra e tij mund të fitonte kundër Arsenalit, në barazimin 1:1 në Emirates.

David Silva kaloi mysafirët në epërsi por Mathieu Flamini e barazoi rezultatin për vendasit duke i ndarë pikët.

“Nuk e di nëse fjala e duhur është dëshpërim. Këtë javë ne luajtëm në udhëtim te Manchester United dhe Arsenal dhe kemi marrë katër pikë nga gjashtë në dispozicion”, deklaroi ai.

“Në pjesën e parë ne luajtëm shumë mirë por shënuam vetëm një gol. Në të dytën ata shënuan, u përmirësuan sepse luanin në shtëpi, por para se të shënonin, ne patëm një mundësi të mirë për të kaluar në 2:0”.

“Të gjithë ne duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet tona por Arsenali është ekip shumë i mirë dhe ata po ashtu janë duke luftuar për titull”.