Man City kthen vëmendjen kah Ronaldo pasi dështuan në transferimin e Kane

Gjiganti anglez po vazhdon të kërkojë një top-sulmues.

Sport

25/08/2021 21:24

Man City gjatë verës kishte shprehur interesim për Harry Kane, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Tottenhami ishte e vendosur ta mbante yllin e tyre dhe refuzoi çdo ofertë të kampionëve të Anglisë.

Sot gjatë ditës ishte vetë Kane ai që konfirmoi se do të mbetet pjesë e Tottenhamit edhe për të paktën një sezon.

Sipas ‘ESPN’, tani ‘Citizens’ kanë kthyer tërë fokusin kah ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Raportohet se Ronaldo dëshiron të largohet nga Italia, dhe do të ishte i hapur për një rikthim në Angli ku më herët kishte bërë karrierë te Man Utd.

“Zonja e Vjetër”, thuhet se po kërkon vetëm 30 milionë euro për shitjen e tij, por problem mbetet paga e 36-vjeçarit që duket e lartë për gjigantin anglez.

E ardhmja e portugezit pritet të vendoset së shpejti. /Lajmi.net/