Man City kompleton nesër transferimin e Ferran Torres – zbulohen detajet

Manchester City ka gati goditjen e parë në merkato.

Sport

03/08/2020 19:00

Manchester City ka fituar garën për Ferran Torres, interesim për të cilin kanë shprehur edhe skuadra si Barcelona.

‘Citizens’ do të mbyllin nesër marrëveshjen për anësorin spanjoll, sipas raportimeve të ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.

Kartoni i Torres do t’i kushtojë skuadrës së Manchester City plot 37 milionë funte.

Lojtari i Valencia do të vë firmën e tij në një kontratë që do të jetë e vlefshme për pesë vitet e ardhshme.

Torres pëlqehet shumë nga Pep Guardiola dhe pritet të ketë të ardhme të ndritur me ‘Citizens’. /Lajmi.net/