Man City kërkon Skriniarin, Interi i vendos çmimin

Manchester City nuk ka hequr dorë nga ndjekja e tyre ndaj Milan Skriniar, por burimet italiane pretendojnë e Inter do të dëgjonte vetëm ofertat mbi 70 milionë euro.

Sport

01/05/2020 10:17

Qendërmbrojtësi 25 vjeçar ka qenë prej kohësh zgjedhja e parë për skuadrën angleze dhe trajnerin Pep Guardiola.

Ai është blerë nga Sampdoria për 34 milionë euro në vitin 2017, dhe çmimi i tij është dyfishuar që atëherë.

Sipas ‘Calciomercato’, Inter do të lejonte largimin e Skriniar vetëm nëse në drejtim të tyre shkon ndonjë ofertë prej 70 milionë euro.

Skriniar këtë sezon me Interin ka luajtur në 32 ndeshje, ndërsa gjatë karrierës së tij me kombëtaren e Sllovakisë ka regjistruar 31 paraqitje./Lajmi.net/