Man City kalon me lehtësi në raundin tjetër të Kupës FA
Manchester City ka kaluar me lehtësi në raundin tjetër të Kupës FA.
Sport
‘Qytetarët’ kanë triumfuar me rezultat 4-1 si mysafir i skuadrës Swindon Town e cila gjendet në kategorinë e ligës së dytë në Angli.
Golashënuesit e Man Cityt ishin Bernardo Silva 14′, Gabriel Jesus 28′, Ilkay Gundogan 59′ dhe mesfushori i ri Cole Palmer 82′, ndërkohë për vendasit realizoi Harry McKirdy në minutën e 78-të.
Man City kalojnë kështu në raundin e katërt të Kupës FA teksa presin ndeshjet e tjera që do të zhvillohen në tre ditët e ardhshme.
Shorti i raundit tjetër të Kupës FA do të zhvillohet të dielën. /Lajmi.net/