Man City ka marrëveshje me Ferran Torrres, nis ofertën drejt zyrave të Valencias

Manchester City janë shumë afër kompletimit të transferimit të Ferran Torres.

Sport

17/07/2020 21:40

Ylli spanjoll, i cili aktivizohet si anësor, Ferran Torres, ka tërhequr vëmendje të madhe falë paraqitjeve të tij spektakolare.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, do të jetë Manchester City skuadra që nënshkruan me lojtarin, transmeton lajmi.net.

City thuhet të kenë nisur ofertën drejt Valencias, për kartonin e Ferran Torres, me të cilin thuhet të kenë tashmë marrëveshje personale.

City kanë nisur një ofertë e cila nuk tejkalon 35 milionë eurot, por përfshinë edhe bonuset.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i skuadrës së Valencia, pas kësaj oferte. /Lajmi.net/