Man City ka gati 30 milionë euro për të kompletuar transferimin e Ronaldos
Cristiano Ronaldo duket se do të rikthehet sërish në Angli.
Sport
Ronaldu ka arritur marrëveshje personale për një kontratë dy-vjeçare me Man Cityn, transmeton lajmi.net.
Tashmë ka mbetur vetëm marrëveshja mes dy klubeve që ky transferim të kompletohet, pasi Juventusi ka refuzuar ta lë atë të largohet si futbollistë i lirë.
Sipas mediave angleze, ‘Citizens’ do të ofrojnë rreth 30 milionë euro për të sjellur në “Etihad Stadium” yllin portugez.
Kjo është shuma që kërkonte që nga fillimi “Zonja e Vjetër” dhe pritet ta pranojë menjëherë këtë ofertë.
Si opsione të mundshme për ta zëvendësuar 36-vjeçarin në Itali po përmenden Moise Kean dhe Mauro Icardi. /Lajmi.net/