Man City e pandalshme, mposht me ‘manita’ Arsenalin

Manchester City ka arritur fitoren e radhës në Premier Ligë.

Sport

28/08/2021 15:23

Man City ka mposhtur bindshëm Arsenalin me rezultat 5-0, shkruan lajmi.net.

Vendasit kaluan herët në epërsi në min e 7’ me golin e Ilkay Gundogan.

Nuk vonoi shumë dhe në min e 12’ ishte Ferran Torres ai që shënoi për 2-0.

Gjërat u vështirësuan për “Gunners” kur në min e 35’ me karton të kuq u përjashtua Granit Xhaka pas një ndërhyrje të ashpër në Joao Cancelon.

Pak minuta më vonë në të 43’ rrjetën e gjeti edhe Gabriel Jesus për rezultatin e pjesën së parë 3-0.

Edhe pjesa e dytë ishte e njejtë me ‘Citizens’ që vazhduan sulmet dhe golin e katërt e gjetën në min e  53’ me Rodrin.

Ndërsa për rezultatin përfundimtarë u përkujdes Torres që shënoi për 5-0 në min e 84’.

Me këtë fitore Man City ka gjashtë pikë aktualisht në vendin e parë, ndërsa Arsenali në vendin e fundit pa asnjë pikë. /Lajmi.net/