Man City – Chelsea, kryendeshja e raundit të tretë në “Carabao Cup”
Manchester City dhe Chelsea do të përballen në raundin e tretë të “Carabao Cup”. Shorti i hedhur të mërkurën mbrëma i takoi këto dy skuadra të cilat do t’i masin forcat në një ndeshje “derbi” në këtë kompeticion. Ndërkohë, skuadrat e tjera favorite për të triumfuar në këtë kompeticion do të kenë punë dukshëm më…

Sport
Manchester City dhe Chelsea do të përballen në raundin e tretë të “Carabao Cup”.
Shorti i hedhur të mërkurën mbrëma i takoi këto dy skuadra të cilat do t’i masin forcat në një ndeshje “derbi” në këtë kompeticion.
Ndërkohë, skuadrat e tjera favorite për të triumfuar në këtë kompeticion do të kenë punë dukshëm më të lehtë, transmeton lajmi.net.
Arsenali e pret Brightonin, Spurs udhëtojnë te Nottingham Foresti, Liverpooli ka punë në “Anfield” me Derby Countyn dhe Manchester United luan vendas ndaj Aston Villas.
Ndeshjet e para të raundit të tretë luhen më 8-9 nëntor. /Lajmi.net/