Man City – Bayern Munich dhe Real Madrid – Chelsea, kryendeshjet çerekfinale në Ligën e Kampionëve
Në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Përballja kryesore pa dyshim se do të jetë ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Bayern Munichut. Ndeshja e parë luhet në Angli, shkruan lajmi.net. Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të ketë punë me Chelsean. Takimi…
Sport
Në Nyon të Zvicrës është bërë hedhja e shortit për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Përballja kryesore pa dyshim se do të jetë ajo ndërmjet Manchester Cityt dhe Bayern Munichut. Ndeshja e parë luhet në Angli, shkruan lajmi.net.
Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të ketë punë me Chelsean. Takimi i parë luhet në “Santiago Bernabeu”.
Takim tjetër interesant është edhe ajo mes dy rivalëve të Serie A, Napolit dhe Milanit.
Ndeshjet e para të dueleve çerekfinaliste do të luhen të martën dhe të mërkurën e 11 dhe 12 prillit, ndërsa ato të kthimit do të zhvillohen në datat 18 dhe 19 prill.
Këto janë çiftet e plota të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve:
Real Madrid – Chelsea
Inter – Benfica
Manchester City – Bayern Munich
Milan – Napoli./Lajmi.net/