Mallëngjehet Ronela Hajati
Këngëtarja Ronela Hajati ka shprehur në faqen e saj zyrtare në Inastagram mallëngjimin që po ndjen për babin e saj të ndjerë...

ShowBiz
Ronela ka postuar një fotografi në Instagram ku shihet me babin e saj, ndërsa karshi fotografisë, ajo ka lënë një mbishkrim.
Ky është postimi i plotë i Hajatit:
Në momentet më të vështira të jetës sime i vetmi njeri ku ngushëllohem je ti…dhe ti nuk je më pranë meje. Kjo është fotoja dhe kujtimi i fundit që më mbeti prej teje sa ishe gjallë. Nëse ka diçka që dua të bëj , është që kudo ti të ndodhesh të ndihesh krenar për mua…zemrën dhe shpirtin tim e di vetëm ti…dhe kam momente që nuk di ku të qaj …mbase ky është i vetmi vend ku mund të tregoj se mungesën nuk e zëvedësoka dot asgjë, se dhe njerëzit më të besuar më të dashur nuk janë kurrë nuk janë atje për ty…të dua babush”, ka shkruar Ronela, transmeton lajmi.net