Maliqi tregon problemet që ShBA-ja dhe BE-ja kanë me Qeverinë: Qasja e Kurtit s`po prodhon rezultate, po e izolon Kosovën

Politologu Agon Maliqi ka komentuar kritikat e DAShi-t dh të BE-së ndaj Qeverisë Kurti. Ai ka treguar problemet e ShBA-së dhe të BE-së me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aleatët janë të bindur se qasja e Kurtit s`po prodhon rezultate dhe po e izolon Kosovën.…

Lajme

30/09/2025 12:18

Politologu Agon Maliqi ka komentuar kritikat e DAShi-t dh të BE-së ndaj Qeverisë Kurti.

Ai ka treguar problemet e ShBA-së dhe të BE-së me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se aleatët janë të bindur se qasja e Kurtit s`po prodhon rezultate dhe po e izolon Kosovën.

“Departamenti i Shtetit dhe zyrat diplomatike të shteteve të BE po përballen me një problem të patejkalueshëm. Po mundohet ndër vite të komunikojnë në menyrë diplomatike, respektuese ndaj votuesve, shpesh përmes kanaleve jozyrtare, se qasja e Kurtit nuk prodhon rezultate në këtë marrëdhënie dhe se po e izolon Kosovën. Problemi me të cilin po përballen nuk është vetëm mungesa e shtyllës kurrizore të elitës intelektuale në Prishtinë për t’ia përkthyer këto mesazhe oponionit publik, për t’ia shpjeguar realitetin e nivelit të marrëdhënieve dhe pasojat”, ka shkruar ai, duke e vazhduar kritiken.

“Problemi është se Prishtina mbetet e ngujuar intelektualisht në nivelin e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës dhe sundohet nga po ajo kuazi-elitë intelektuale dhe provinciale e cila tanimë është resetuar krejtësisht në “factory settings” të para viteve 90, gjegjësisht në botëkuptimet qoftë titiste apo enveriste mbi politikën e jashtme, dhe është bashkëaksionare krejt e vetëdijshme e agjendës reaksionare të Kurtit. E lehtë është t’ua lesh fajin për situatën injorantëve që besojnë lajme të TikTokut për “luanin Kurti”, kur njerëzit e letrave dhe autoritetet morale heshtin dhe e miratojnë frymën ku manipulimi sistematik i një demagogu bëhet i besueshëm”, ka shkruar ai.