Maliqi: Tranzicioni demokratik në Kosovë dhe në Shqipëri është në udhëkryqin e tij më të madh – rreziqet e jashtme veç po rriten
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, duke vlerësuar se të dyja vendet po përballen me një periudhë të vështirë politike dhe institucionale. Përmes një postimi, Maliqi ka thënë se Kosova ka institucione me legjitimitet dhe legalitet të kontestuar, ndërsa ka paralajmëruar se polarizimi…
Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, duke vlerësuar se të dyja vendet po përballen me një periudhë të vështirë politike dhe institucionale.
Përmes një postimi, Maliqi ka thënë se Kosova ka institucione me legjitimitet dhe legalitet të kontestuar, ndërsa ka paralajmëruar se polarizimi i krijuar nga proceset e Gjykatës Speciale mund të përshkallëzohet, transmeton lajmi.net.
“Kosova ka institucione me legjitimitet dhe legalitet të kontestuar, si dhe një polarizim të shkaktuar nga Gjykata Speciale i cili lehtë mund të dalë nga binarët”, ka shkruar Maliqi.
Ai është ndalur edhe te zhvillimet në Shqipëri, duke shprehur një vlerësim kritik për situatën atje dhe duke e lidhur atë me veprimet e SPAK-ut ndaj grupeve kriminale.
“Në Shqipëri po duket se shteti ka ra, teksa kartelet e drogës të goditura nga SPAK me gjasë po e marrin me vete në këtë tatëpjetë gjithë pushtetin”, ka deklaruar ai.
Maliqi ka vlerësuar se situata politike në të dyja vendet paraqet një moment të rëndësishëm për të ardhmen e proceseve demokratike.
“Tranzicioni demokratik në Kosovë dhe në Shqipëri është në udhëkryqin e tij më të madh që nga fundi i viteve 90, pa lidership të qartë dhe të përgjegjshëm për të na nxjerrë nga kjo situatë, ndërkohë që rreziqet e jashtme veç po rriten”, ka shkruar ai.
Postimi:
Kosova ka institucione me legjitimitet dhe legalitet të kontestuar, si dhe një polarizim të shkaktuar nga Gjykata Speciale i cili lehtë mund të dalë nga binarët. Në Shqipëri po duket se shteti ka ra, teksa kartelet e drogës të goditura nga SPAK me gjasë po e marrin me vete në këtë tatëpjetë gjithë pushtetin. Tranzicioni demokratik në Kosovë dhe në Shqipëri është në udhëkryqin e tij më të madh që nga fundi i viteve 90, pa lidership të qartë dhe të përgjegjshëm për të na nxjerrë nga kjo situatë, ndërkohë që rreziqet e jashtme veç po rriten.