Maliqi: Të krijohet qeveri tranzitore, për ta parandaluar mbetjen më tej të Kurtit si Kryeministër në detyrë
Analisti Shkëlzen Maliqi ka bërë një analizë se pse duhet të krijohet një qeveri tranzitore. Sipas tij “ka një problem që do duhej ta shtynte” PDK’në, LDK’në dhe AAK’në që të bëjnë marrëveshje për krijim të një qeveri tranzitore – “parandalimi që Kurti të mbetet kryeministër në detyrë”. “Por, ka një problem që do të…
Lajme
Analisti Shkëlzen Maliqi ka bërë një analizë se pse duhet të krijohet një qeveri tranzitore.
Sipas tij “ka një problem që do duhej ta shtynte” PDK’në, LDK’në dhe AAK’në që të bëjnë marrëveshje për krijim të një qeveri tranzitore – “parandalimi që Kurti të mbetet kryeministër në detyrë”.
“Por, ka një problem që do të duhej të shtynte liderët e PDK, LDK dhe AAK që të bëjnë marrëveshje për krijimin e një qeverie transitore të mandatuar nga kuvendi i zgjedhur më verdiktin e elektoratit me 9 shkurt 2025, për ta parandaluar që Albin Kurti të mbetet edhe më tej në postin e kryeministrit në detyrë, sepse edhe nëse Presidentja vendos që të shkohet në zgjedhje të reja që do të mbaheshin në dhjetor, ka gjasa që do të duhej dy deri tre muaj për konstitituimin dhe krijimin e qeverisë e cila do të marrë detyrën diku në kohën kur Presidentes aktuale i skadon mandati, dhe kjo do të komplikonte tepër shumë stabilitimin e gjendjes dhe normalizimin e qeverisjes të vendit me një kryeministër në detyrë ngatërrestar si Albin Kurti që gjatë vitit 2025 ka treguar se nuk ka vullnet e as aftësi për respektimin e kushtetutës dhe ligjeve, por vepronte me arbitraritet si faktor bllokues që 50 herë shkeli kushtetutën e vendit. Vetëm detyrimi i Albin Kurti që të dorëhiqet menjëherë e eviton këtë rrezik, ai e ka mundësinë që të rikandidohet nga VV për zgjedhjet e reja. Vezëm kështu do ta evitohej pështjellimi që do të ndodhte duke pas në pushtet ende Kurtin në detyrë, Presidenten e skaduar që e zëvendëson Dimal Basha pa asnjë autoritet dhe kukull e Albinit, me kaosin rreth buxhetit të shtetit dhe kolapsin e mundshëm me koston e jetesës dhe të ngecjen e mëtutjeshme të ekonomisë…”
Maliqi shton se më mirë është që të ketë qeveri tranzitore edhe pa VV’në që mundëson zgjedhjen e një kandidati konsensual për president sesa të mbetet Kurti kryeministër në detyrë.
“Më mirë është që të kemi marrëveshje politike për një qeveri transitore të pajtimit të gjërë edhe pa VV-në që mundëson zgjedhjen e një ksndidati koncesual për president/e sesa të mbetet në detyrë Albin Kurti përçarës dhe shkelës flagërant i ligjeve.”