Maliqi: Ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë
Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, komentoi situatën e sotme me protestën e bizneseve. Ai tha se edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve shenjë nuk i lë, duke theksuar se ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë. “600 milionë projekte të suspenduara të BE nga…

Lajme
Njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi, komentoi situatën e sotme me protestën e bizneseve.
Ai tha se edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve shenjë nuk i lë, duke theksuar se ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë.
“600 milionë projekte të suspenduara të BE nga masat shtrënguese për shkak të qasjes në veri. Qindra miliona të tjera nga projektet e ndërprera të SHBA (të pandërlidhura me veprimet e qeverisë). Ritëm i ulët i investimeve publike nga paaftësia. As edhe një investim i madh strategjik i huaj për shkak se akoma nga vetë KM i vendit promovohesh si vend me potencial lufte, për shkak se nuk je as pjesë e tregut rajonal e lëre më vend i besueshëm me perspektivë për në NATO dhe BE. Çka është për marakli të mjerimit edhe një krizë e sektorit privat / prodhuesve? Shenjë nuk i lë. Ky është një shtet që shpejt ka për t’u mbajtur me bujq, vitra dhe diasporë. “Dinjitet!”, vazhdon të bërtasë Metropolitanka e Prishtinës, që prioritet e ka me e pa të poshtërum atë Milloradin në veri, a nuk e sheh se qysh bashkë me të po përmbytet edhe vetë prej mediokritetit sundues provincial”, shkroi në fb, Maliqi.