Maliqi: Gjynah të dyshohet për rezultatin e votës së mërgatës – Nga bastione të luftës më së shumti kanë emigruar njerëz të lidhur me LDK

Analisti politik, Agon Maliqi ka shkruar pasi Lëvizja Vetëvendosje po dyshon se ka manipulim të votave nga diaspora dhe po kërkojnë hetim në lidhje me këtë. Maliqi ka thënë se është “gjynah” që të cenohet integriteti i procesit dhe po vihet në dyshim rezultati i votës së mërgatës kur edhe fenomenet me votën në ambasadë,…

Lajme

04/03/2025 21:22

Analisti politik, Agon Maliqi ka shkruar pasi Lëvizja Vetëvendosje po dyshon se ka manipulim të votave nga diaspora dhe po kërkojnë hetim në lidhje me këtë.

Maliqi ka thënë se është “gjynah” që të cenohet integriteti i procesit dhe po vihet në dyshim rezultati i votës së mërgatës kur edhe fenomenet me votën në ambasadë, edhe ato me postë, kanë shpjegim racional.

Sipas tij, votuesit e VV-së janë ndier më të sigurt për integritetin e votës së tyre në ambasada; janë mbajtur në kontakt më rregullisht nga ambasadat dhe kanë votuar më shumë aty.

“Sa për votën e LDK-së me postë, duhet të kesh kujtesë të peshkut për të harruar se çfarë strukturash ka pasur LDK-ja jashtë vendit dhe të mos kesh ndjekur lajmet për të parë se kanë punuar për ta ringjallur këtë organizim. Të thuash se është çudi se pse LDK-ja merr aq shumë vota në mërgatë nga Skenderaj, Drenasi dhe Deçani do të thotë të injorosh faktin se pikërisht nga këto bastione të luftës probabilitet më të madh për të emigru kanë pasur pikërisht njerëz të lidhur me LDK-në”, ka shkruar Maliqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: