Malet ju ndihmojnë të jetoni një jetë më të shëndetshme

Libri "Malet janë duke më thirrur dhe unë duhet të shkoj" i natyralistit John Muir, tregon për kohën e tij të kaluar në male dhe se si malet bënë që ai të ketë një jetë të lumtur dhe të shëndetshme.

Lifestyle

18/08/2014 18:08

Malet me majat e tyre të mbuluara me dëborë dhe shtresat e mjegullave mbi dhe anash tyre ofrojnë shumë më shumë se sa një pamje që të lë pa frymë.

Këtu kemi mbledhur disa nga arsyet se pse malet dhe ajri që gjendet në ta ju bëjnë të jeni më të shëndetshëm.

Lartësia lufton obezitetin
Përpara se Edmund Hillary të shkonte në Everest, alpinistët kishin shpenzuar shumë kohë duke u përpjekur për të kuptuar se si të ruajnë kalori të mjaftueshme për të arritur në maje të udhtimit të tyre. “Ne e dimë se nëse ngjiteni në një lartësi me të vërtetë të lartë ju do të humbni peshë”, thotë Robert Roach, drejtor i Qendrës për Hulumtime në Lartësi, transmeton Lajmi.net.

Kërkimet e fundit e kanë konfirmuar lidhjen në mes të lartësisë dhe humbjes së peshës. Për shembull, një studim në vitin 2013 kishte treguar se njerëzit të cilët jetojnë në nivelin e detit janë të lidhur 4-5 herë më shumë me rrezikun nga trashja, krahasuar me me njerëzit që jetojnë nëpër vende me lartësi të lartë mbidetare.

Një studim tjetër kishte treguar se edhe nëse i vizitoni malet për vetëm një javë, ju do të humbni peshë.

Me këto gjetje, bëhet e ditur se njerëzit që jetojnë në vende malore kanë normat më të ulëta të trashjes në botë, transmeton Lajmi.net.

E zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës
Ata të cilët jetojnë në lartësi të larta gjithashtu kanë një rrezik më të ulët për të vdekur nga sëmundjet ishemike të zemrës, sipas një studimi të publikuar në revistën Epidemiologjia dhe Shëndeti i Komunitetit, transmeton Lajmi.net.

“Nivelet e ulëta të oksigjenit kthehen në gjene të caktuara dhe ne mendojmë se këto gjene mund të ndryshojnë mënyrën se si muskujt e zemrës funksionojnë. Ata gjithashtu mund të prodhojnë enë të reja të gjakut dhe të krijojnë rrugë të reja për rrjdhjen e gjakut në zemër”, tha hulumtuesi Benjamin Honigman.

Malet ju ndihmojnë që të jetoni më gjatë
Po, të jetosh në male apo përreth tyre mund të ketë një ndikim në jetëgjatësi. Ne sigurisht se kemi dëshmi për këtë, siç është rasti i 132 vjeçarit Hafeezullah dhe shokëve të tij njëqindvjeçarë të cilët jetojnë në një pjesë të Kashmirit në rangun e ulët të Himalajeve.

Të dhënat mbi jetëgjatësinë dhe jetesën në male tregojnë se në top 10 vendet për jetëgjatësi në SHBA, shtatë prej tyre ishin që jetonin në vende me lartësi të lartë mbidetare dhe tri përreth maleve, transmeton Lajmi.net.