Maldini, shpresa e vetme e Milan për nënshkrimin e Donnarumma

Paolo Maldini është shpresa e Milan për Gianluigi Donnarumma.

Sport

25/05/2020 12:16

Donnarumma po afrohet me fundin e kontratës së tij me Milan dhe një marrëveshje për rinovimin e kontratës së lojtarit nuk është arritur akoma.

Kontrata e portierit më premtues italian skadon në vitin 2021, dhe për rinovimin e tij duket se ka vetëm një mundësi.

‘Calciomercato’ raporton se portieri mund të vazhdojë kontratën e tij, nëse Paolo Maldini tenton ta bind lojtarin, transmeton lajmi.net.

Largimi i Donnarumma gjatë verës së ardhshme si transferim i lirë do të ishte një katastrofë financiare për skuadrën ‘Rossoneri’.

Donnarumma është një nga ‘diamantët’ e fundit të mbetur te skuadra e Milan. Ai shihet si lojtari më i vlefshëm i skuadrës.

Rinovimi me Gigi do të ishte një  arritje e madhe për stafin drejtues së skuadrës së Milan. /Lajmi.net/