Maldini në Madrid, kërkon transferimin e yllit të Realit

Milan vazhdon të shfaq interesim për yllin e Real Madrid, Mariano Diaz.

Sport

19/08/2019 18:47

Drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini, gjenden në Madrid, për të negociuar transferimin e Mariano Diaz.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, Tuttosport, përcjell lajmi.net.

Me transferimin e Luka Joviç dhe me Karim Benzeman e pazëvendësueshëm, Zinedine Zidane nuk është i interesuar të mbajë në skuadër Diazin.

26 vjeçari spanjoll, shënoi katër gola në 22 paraqitje për Realin sezonin e kaluar.

Ai gjithashtu ka pasur edhe një sezon të mirë te Lyon, në vitin 2018./Lajmi.net/