Maldini konfirmon negociatat me Çalhanoğlu

Drejtori Strategjik i AC Milan, Paolo Maldini, ka konfirmuar se klubi është në bisedime për rinovimin e kontratës me Hakan Çalhanoğlu.

Sport

03/12/2020 19:16

Ish mbrojtësi legjendar i Milan, ka konfirmuar për ‘SkySport’ se klubi është duke negociuar me mesfushorin turk dhe se negociatat kanë avancuar për vazhdimin e kontratës së 26 vjeçarit.

Gjithashtu edhe për Gianluigi Donnarumma, Maldini pohoi se negociatat janë duke vazhduar./Lajmi.net/