Makinat e sigurta

Pjesa dërrmuese e aksidenteve automobilistike ndodhin për shkak të shoferëve. Në bazë të studimeve, në fakt, në 90% të rasteve, fajet i kanë ngasësit e veturave. Alkooli, droga, mungesa e përvojës, shpejtësia e lartë, rrugët e lagura dhe me akull janë të gjitha elemente që ndikojnë në ndodhjen e aksidenteve. Për t’i shmangur apo për…

Auto & Tek

28/11/2013 19:00

Pjesa dërrmuese e aksidenteve automobilistike ndodhin për shkak të shoferëve. Në bazë të studimeve, në fakt, në 90% të rasteve, fajet i kanë ngasësit e veturave.

Alkooli, droga, mungesa e përvojës, shpejtësia e lartë, rrugët e lagura dhe me akull janë të gjitha elemente që ndikojnë në ndodhjen e aksidenteve.

Për t’i shmangur apo për t’i rralluar këto aksidente, kompanitë e automobilizmit janë duke menduar strategji të reja.

Nëse makinat do të kontrolloheshin nga kompjuterët, këta të fundit do të kishin censorë për të njohur më parë kushtet e rrugës dhe mjedisit se ku po ecet, duke ndihmuar në reduktimin e numrit të aksidenteve, shkruhej në rezultatet e studimit nga ana e Eno Center.

Le të marrim një shembull konkret. Nëse vetëm 10% e makinave në SHBA do të ngisnin veten, në mënyrë automatike, numri i aksidenteve në vit do të ulej me 211,000. Do të shpëtoheshin 1100 jetë njerëzish dhe do të uleshin kostot ekonomike me 22.7 miliardë, shpjegon studimi.

Nëse 90% e makinave në SHBA do të ngisnin veten, atëherë do të arrihej të evitoheshin 4.2 milionë aksidente, do të shpëtoheshin 21,700 jetë njerëzish dhe kostot e aksidenteve do të uleshin me 450 miliardë.

Sipas Administratës Kombëtare të Sigurimit të Trafikut në Autostrada në SHBA, 40% e përplasjeve fatale vijnë si rezultat i konsumimit të alkoolit apo drogës, shpërqendrimit të shoferit apo lodhjes.

Duke qenë se kompjuteri nuk bën asnjë nga të mësipërmet, përdorimi i tyre në makina do të ulte në mënyrë drastike aksidentet.

Shumë kompani kanë filluar eksperimentimin me këto lloj makinash. Për shembull, Google ka në plan të hedhë në treg një të tillë në vitin 2020.