Majlinda Kelmendi sot kthehet në Kosovë, parakalon edhe në qendrën e Prishtinës
Fituesja e Medaljes së artë në Lojërat Olimpike ‘Rio 2016’, Majlinda Kelmendi sot pasdite kthehet në Kosovë.
Lajme
Xhudistja jonë që tashmë ka bërë historinë e re, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike, ku Kosova për herë të parë ishte pjesë e ngjarjes më të madhe sportive në planet, rreth orës 18:00 pritet të zbres në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Majlinda Kelmendi bashkë me ekspeditën e Kosovës, do të priten në mënyrë institucionale, ndërkohë, që qytetarët të shumtë janë gati të presin medalisten tonë në mënyrë madhështore.
Ministria e Kulturës, Rinis dhe Sportit të Kosovës (MKRS), përmes një njoftimi ka konfirmuar se ekspedita e Kosovës do të pritet në mënyrë institucionale. Në pritjen e Majlindës do të jenë Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, familja e Majlinda Kelmendi, Ministri i Sportit, Kujtim Shala si dhe zyrtar të tjetër shtetëror.
Kjo është agjenda për pritjen e Majlindës:
Pritja zyrtare e Majlinda KELMENDIT, Fituse Olimpike e Medaljes së Artë në Xhudo “RIO 2016”në Aeroportin Ndërkombëtar Adem Jashari – Prishtinë
17:40 – 18:00 Arritja: Adria Airëays Frankfurt – Prishtinë.
18:00 – 18:10 Pritja:
- Isa MUSTAFA – Kryeministër i Republikës së Kosovës,
Familja e Majlinda Kelmendit
- Kujtim SHALA – Zv. Kryeministër dhe Ministër i MRKS-së
Znj. Vlora DUMOSHI – Shefe e Stafit të Kryeministrit
- Shasivar HAXHIJAJ – Nënkryetar i Komitetit Olimpik
- Sokol HAVOLLI – Shef i Kabinetit të Kryeministrit
18:10- 18:30 Salloni VIP 1
18:30 – 19:00 Konferenca për medie
19:00 – 19:30 Nisja nga Aeroporti Ndërkombëtar Adem Jashari për në Prishtinë.
19:30 – 20:30 Parakalimi i Majlinda KELMENDIT me autobus të hapur nëpër sheshet e Kryeqytetit.
20:30 – 21:30 Nisja për në Pejë.