Majko: Vendimi i Hagës ishte një “predhë” e gjuajtur nga e kaluara
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Përmes një postimi në Facebook, Majko e ka cilësuar vendimin si një “predhë” të gjuajtur nga e kaluara. “Vendimi i Gjykatës së Hagës, ishte një ‘predhë’ e gjuajtur nga e kaluara!”, ka shkruar Majko. Ai ka thënë…
Lajme
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Majko e ka cilësuar vendimin si një “predhë” të gjuajtur nga e kaluara.
“Vendimi i Gjykatës së Hagës, ishte një ‘predhë’ e gjuajtur nga e kaluara!”, ka shkruar Majko.
Ai ka thënë se e vërteta nuk përcaktohet nga gjykatat, duke shtuar:
“E vërteta është bija e kohës! Jo, e gjykatës!”
Në fund të postimit, Majko ka shprehur mbështetjen e tij për luftëtarët e UÇK-së.
“Luftëtarët e Lirisë janë fëmijët e Prometeut! Lavdi UÇK!”, ka përfunduar ai.