Majko kujton rolin e Simitis në luftën e Kosovës: Qeveria e tij ndërtoi tri kampe në Shqipëri për kosovarët e dëbuar
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Panedeli Majko, ka shkruar për vdekjen e ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, për të cilin tha se ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke. Gjithashtu, Majko tha se Simitis “ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike…
Lajme
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Panedeli Majko, ka shkruar për vdekjen e ish-kryeministrit grek Kostas Simitis, për të cilin tha se ka një rol të veçantë në miqësinë shqiptaro – greke.
Gjithashtu, Majko tha se Simitis “ka qenë në zyrën e kryeministrit të Greqisë gjatë kohës së Luftës së Kosovës dhe u bë protagonist i një politike të matur brenda vendit dhe ndihmues karshi shqiptarëve”.
Majko përmendi faktin se Qeveria e ish-kryeministrit grek ndërtoi tri kampe në Shqipëri për kosovarët e dëbuar në kohën e luftës.
“Qeveria e tij ndërtoi tre kampe në Shqipëri në ndihmë të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, dhe shmangu me qetësinë e tij karakteristike ekstremizmin periferik në shoqërinë greke”, thekson Majko për kryeministrin e ndjerë grek.
Postimi i tij i plotë: