Majk i bjen ‘pishman’: Publikon një video të Xhensila Myrtezaj, por me pas e fshin

Reperi Majk së fundmi ka postuar në “instastory” një video të këngëtares Xhensila Myrtezajt, e cila shfaqet duke kërcyer në mënyrë sensuale. Video mban këngën e reperit “Temelin”, ndaj ai e ripostoi në profilin e tij. Mirëpo, duket se është bërë pishman, pasi Majk vendosi ta fshinte si story. Ky veprim lë pas shumë pikëpyetje…

ShowBiz

28/05/2024 19:29

Reperi Majk së fundmi ka postuar në “instastory” një video të këngëtares Xhensila Myrtezajt, e cila shfaqet duke kërcyer në mënyrë sensuale.

Video mban këngën e reperit “Temelin”, ndaj ai e ripostoi në profilin e tij.

Mirëpo, duket se është bërë pishman, pasi Majk vendosi ta fshinte si story. Ky veprim lë pas shumë pikëpyetje për raportin mes tyre.

Majk dhe Xhensila së bashku kanë një këngë, ”Ti fala” e cila grumbullon rreth 9 milionë klikime.