Majk emocionon me fjalët për ditëlindjen e djalit

8:34 | 19 Maj 2019

Majk ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar djalin për ditëlindje.

Para dy vitesh, reperi i njohur shqiptar, Majk u bë baba për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Sot kur Roani feston ditëlindjen e tij të dytë, ai ka zgjedhur që djalin e tij ta urojë me fjalët më të mira nëpërmjet postimit të disa fotografive në Instagram.

“qdo sen qe ko me arrit ne jet , ko me bo veq me te pa ty te lumtur , ti je mishi jem, ti je gjaku jem, ti je krijesa ma e Bukur… urime ditelindja e 2 ❤️ e babit @babbyroan Zoti të bekoftë”, ishin fjalët e reperit shqiptar pranë postimit.

Në fotot që ua sjellim në vazhdim shihet se Roani i ka ngjarë shumë Majkit./Lajmi.net/