Majk e kalon fundjavën në shoqëri të personit më të dashur për të
Majk po relaksohet këtë fundjavë pranë Roanit.

ShowBiz
Reperi Majk këtë fundjavë kur të gjithë qëndrojnë të mbyllur për shkak të masave të reja, po argëtohet bashkë me djalin, shkruan lajmi.net.
Ai që nga mëngjesi ka publikuar imazhe të shumta, në të cilat shfaqte vogëlushin duke u relaksuar në natyrë.
Së fundi, reperi postoi një tjetër foto, në të cilën shfaqej pranë vogëlushit dhe të dy po kalonin kohë të mirë bashkë.
“Fotoja e preferuar”, është mbishkrimi që Majk ia ka lënë këtij imazhi.
Ndryshe, sa i përket projekteve muzikore, “Zhytem” titullohet kënga e fundit e Majk, në bashkëpunim me Ghetto Geasyn. /Lajmi.net/
