Maignan pritet të mungojë dy deri në tri javë

Portieri i Milanit, Mike Maignan, do të mungojë për dy deri në tre javë, pasi pësoi një lëndim duke luajtur për Francën. Ai startoi në ndeshjen kundër Austrisë, por në pjesën e dytë u zëvendësua për shkak të një lëndimi, transmeton lajmi.net. Sipas ‘Le Parisien’, Maignan i është nënshtruar testeve mjekësore, ku kanë sugjeruar se…

Sport

23/09/2022 22:20

Portieri i Milanit, Mike Maignan, do të mungojë për dy deri në tre javë, pasi pësoi një lëndim duke luajtur për Francën.

Ai startoi në ndeshjen kundër Austrisë, por në pjesën e dytë u zëvendësua për shkak të një lëndimi, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Le Parisien’, Maignan i është nënshtruar testeve mjekësore, ku kanë sugjeruar se francezit do të mungojë për dy deri në tri javë.

Do të jetë një goditje e madhe për ‘Rossonerët’, të cilët kanë ndeshje të vështira kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, pastaj ndaj Juventusit në Serie A, dhe ndeshjen e kthimit ndaj skuadrës angleze./Lajmi.net/