Maigan i Milanit, më së shumti “porta të paprekura” në Serie A

Mike Maigan është portier me më së shumti “porta të paprekura” gjatë këtij sezoni në Serie A.

Sport

16/04/2022 13:17

Francezi në 33 paraqitje me “kuqezinjtë” këtë sezon në të gjitha garat e ka mbajtur portën pa gola në 16 ndeshje.

Maigan ka statistika edhe më të mira se Gianluiggi Donnaruma në sezonin e fundit.

Italiani rezistoi pa pësuar gol në 15 ndeshje nga 48 të luajtura në sezonin 2020/21.

Pos që ka më së shumti “porta të paprekura” Maigan mban rekord këtë vit në Serie A si portieri që ka arritur më së shumti herë radhazi të mos pësojë gol (shtatë ndeshje radhazi).

Në Evropë para francezit janë vetëm Alisson, Remiro dhe Ederson sa u përket “portave të paprekura”. /Lajmi.net/