Mahrez kërkohet nga tre gjigantët e Serie A

Riyad Mahrez ka dështuar ta gjejë veten te Manchester City.

Merkato

23/04/2019 09:22

Riyad Mahrez u transferua për një shumë rreth 80 milionë euro te Manchester City nga Leicesteri, mirëpo nuk ka arritur ta dëshmojë deri më tani atë vlerë.

Anësori algjerian pritet që në verë të largohet nga ‘Citizens’, gjersa ka marrë interesimin e disa skuadrave, përcjell lajmi.net.

Roma, Milan dhe Inter, janë skuadrat që i duan shërbimet e Mahrez në afatin kalimtar të kësaj vere.

Manchester City është i gatshëm ta shet algjerianin, gjersa kërkon 55 milionë euro nga shitja e tij. /Lajmi.net/