Magyar uron Kurtit për mandatin e ri: Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, me rastin e marrjes së mandatit të ri qeverisës. Letra iu dorëzua Kurtit të premten pasdite nga ambasadori hungarez, László István Dux, transmeton lajmi.net. Në letrën e tij, kryeministri hungarez i përcolli Kurtit urimet më të sinqerta për zgjedhjen…

Lajme

10/10/2026 09:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, me rastin e marrjes së mandatit të ri qeverisës.

Letra iu dorëzua Kurtit të premten pasdite nga ambasadori hungarez, László István Dux, transmeton lajmi.net.

Në letrën e tij, kryeministri hungarez i përcolli Kurtit urimet më të sinqerta për zgjedhjen në krye të Qeverisë së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e vendit në ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Ne njohim rolin kyç të Kosovës në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Andaj, jemi të bindur që një Ballkan Perëndimor prosperues ka rëndësi jetike për Hungarinë dhe mbarë kontinentin evropian”, thuhet në letrën e Magyarit.

Kryeministri i Hungarisë gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e vendit të tij për sigurinë e Kosovës, si dhe mbështetjen për integrimin evropian të saj.

“Hungaria mbetet e përkushtuar për të kontribuuar për sigurinë e Kosovës nëpërmjet pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it dhe për të mbështetur vendin tuaj në rrugën evropiane”, thuhet më tej në letrën e kryeministrit hungarez, Péter Magyar./lajmi.net/