Madridi i Atleticos
Atletico Madrid fitoi derbin e qytetit kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu duke e ndjekur hap pas hapi Barcelonën, që ka fituar shtatë duelet e para të stinorit të ri në La Ligë. Skuadra e trajnerit Diego Simeone shënoi fitore të madhe në shtëpinë e Los Blancos, të cilëve nuk u doli në ndihmë as…

Sport
Atletico Madrid fitoi derbin e qytetit kundër Real Madridit në Santiago Bernabeu duke e ndjekur hap pas hapi Barcelonën, që ka fituar shtatë duelet e para të stinorit të ri në La Ligë.
Skuadra e trajnerit Diego Simeone shënoi fitore të madhe në shtëpinë e Los Blancos, të cilëve nuk u doli në ndihmë as futbollisti më i shtrenjtë në botë, Gareth Bale i inkuadruar në lojë me të filluar pjesa e dytë.
Sulmuesi Diego Costa shënoi golin e tij të tetë këtë stinor në La Ligë, e që doli të jetë i fitores për skuadrën e tij, kur në minutën e 11-të u gjend përballë portierit Diego Lopez të cilin e mposhti me lehtësi. Për periudhat më të gjata të ndeshjes, Atletico kishte lojën nën kontroll dhe kërcënoi më tepër.
Kurse, Reali dhe Cristiano Ronaldo u shfaqën larg nga standardi i zakonshëm duke pësuar humbje minimale, por të rëndë në Bernabeu nga një Atletico që po shfaqet edhe më e rrezikshme, pavarësisht largimit të Radamel Falcaos gjatë verës për në Monaco.
Me këtë fitore, Atletico barazoi Barcelonën në krye të tabelës me bilanc perfekt pas shtatë xhirosh.