Madonna rreshtohet krah Bidenit në zgjedhjet për president, ja çfarë thotë
Edhe Madonna tregoi kandidatin e preferuar në këto zgjedhje.

ShowBiz
Dita e zgjedhjeve po afrohet në Amerikë, ndërsa dy kandidatë për president Donald Trump dhe Joe Biden po i japin fund fushatës, shkruan lajmi.net.
Një numër i madh i të famshmëve kanë treguar publikisht se kë e favorizojnë në këto zgjedhje dhe kanë bërë thirrje për të votuar.
Së fundi, ishte Madonna ajo e cila shkëputi një pjesë nga debati i fundit i dy kandidatëve dhe bën thirrje të votohet Bideni.
“Këta fëmijë u sollën nga “Koyotat” dhe “Njerëzit e këqinj”……………. ???
Largojeni këtë Sociopat nga Shtëpia e Bardhë !!! Është e vërtetë se Biden belbëzon, por të paktën ai ka një busull moral”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/