Madonna humb tre njerëz të dashur brenda 24 orësh

Madonna ndihet e trishtuar ngase humbi kushëririn dhe dy shoqet për 24 orë.

ShowBiz

10/04/2020 20:32

Pop-ylli Madonna, me anë të një videoje, ka treguar se humbi tre persona shumë të dashur për të, shkruan lajmi.net.

Ajo publikoi vidon ku thotë se ka vuajtur nga netët pa gjumë, ngase tre personat më të dashur për të, ndërruan jetë brenda 24 orëve.

Këngëtarja ishte ulur pranë një makine shkrimi, duke lexuar një letër, të cilën e quan “Ditari i karantinës”

Ajo fillon me fjalët “Ne nuk mund të kemi gjithmonë një ditë të mirë”, teksa më pastaj njofton se humbi tre persona të afërt për 24 orë.

Të tilla video, Madonna ka realizuar disa ditët e fundit, në kuadër të “Ditarit të karantinës”, ku rrëfen ndodhitë e ditës. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B-weA-GhvQ9/