Macron telefonon Kurtin: Tregon mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në KiE-kërkon formimin e Asociacionit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes një njoftimi në “X”, ka treguar për një bisedë telefonike me Kryeministrin Kurti. Ai ka thënë se Franca mbështet pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës. Macron ka përmendur përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian si dhe bëri thirrje për zbatimin e…

Lajme

23/04/2024 21:04

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron përmes një njoftimi në “X”, ka treguar për një bisedë telefonike me Kryeministrin Kurti.

Ai ka thënë se Franca mbështet pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

Macron ka përmendur përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian si dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër.

“Presidenti i Republikës përshëndeti zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë që Franca i kushton, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm në zbatimin nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Macron ka shprehur keqardhje për dështimin e votimit për revokimin e disa kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Ai gjithashtu ka kujtuar se mbetet i domosdoshëm organizimi sa më i shpejtë i zgjedhjeve të reja, me pjesëmarrjen e popullatës serbe.

Postimi i plotë: