Macron: Marrëveshja e armëpushimit, lajm i mirë për të gjithë
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se rreth 15 vende po planifikonin të lehtësonin rifillimin e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës zakonisht kalon një e pesta e furnizimit botëror me naftë, pas njoftimit të një armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. “Rreth 15 vende janë aktualisht të mobilizuara dhe po marrin pjesë…
Bota
Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se rreth 15 vende po planifikonin të lehtësonin rifillimin e trafikut përmes Ngushticës së Hormuzit, përmes së cilës zakonisht kalon një e pesta e furnizimit botëror me naftë, pas njoftimit të një armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
“Rreth 15 vende janë aktualisht të mobilizuara dhe po marrin pjesë në planifikim, nën udhëheqjen e Francës, për të mundësuar zbatimin e këtij misioni rreptësisht mbrojtës në koordinim me Iranin për të lehtësuar rifillimin e trafikut”, tha Macron të mërkurën, shkruan Reuters.
Në një postim në “X”, Macron ka shkruar se marrëveshja e armëpushimit është një lajm i mirë për të gjithë.
“Shpallja e këtij armëpushimi është një gjë shumë e mirë. Që nga dita e parë kemi pasur të njëjtin objektiv: të mbrojmë shtetasit tanë dhe interesat tona, të qëndrojmë pranë partnerëve tanë rajonalë dhe të punojmë drejt uljes së tensioneve për të rivendosur paqen dhe lirinë e lundrimit”, thuhet në postimin e Macron.
Marrëveshja raportohet të jetë arritur me ndërmjetësim “me ritëm të shpejtë” me Pakistanin që vepronte si ndërmjetës midis Iranit dhe SHBA-së