Macja shpëton foshnjën e braktisur

Një mace endacake i ka shpëtuar jetën një foshnje të braktisur pranë një koshi mbeturinash të një ndërtese në Moskë duke e mbrojtur nga i ftohti me trupin e saj.

Lajme

18/01/2015 20:49

Mediat ndërkombëtare njoftuan se djali dymuajsh, i veshur mirë, ishte braktisur në Obninsk dhe e kishin mbuluar me kartona, por macja që e kishte gjetur, e kishte ngrohu trupin e tij me orë të tëra. 

Ishte një banor i zonës ai që e zbuloi fëmijën duke qarë pranë maces dhe njoftoi urgjencën, por, edhe pas ardhjes së ambulancës dhe mjekëve, macja nuk donte të largohej nga vogëlushi.(Në foto: Vogëlushi i braktisur dhe macja në fjalë, për të cilën nisi të përkujdesej një banore e lagjes.) 

Mjekët thanë se jeta e fëmijës së shtruar tashmë në spital nuk ishte në rrezik, ndërsa banorët e ndërtesës pranë së cilës bebja u gjet, thanë se atë e kishte shpëtuar ngrohtësia e maces. 

Policia ruse tashmë është duke kërkuar prindërit e foshnjes, të cilët rrezikojnë të dënohen për atë që kanë bërë.