Macja në Camp Nou (Video)

Një mysafir i paftuar ka përfunduar në fushë, në ndeshjen ndërmjet Barcelonës dhe Elches. Më pas, është përkujdesur sigurimi i stadiumit për ta larguar atë nga fusha.

Sport

24/08/2014 23:27

Është ndoshta momenti më komik i viteve të fundit, po aq i rrallë dhe i pazakontë.

Teksa po zhvillohej ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Elches, një mysafir i paftuar ka përfunduar në fushë.

Bëhet fjalë për një mace. Po, po, një mace e zezë, e cila bëri që përkohësisht të ndërpritej loja. Më pas intervenoi sigurimi i stadiumit, për ta larguar kafshën nga fusha dhe ndeshja vazhdoi si duhet.