Macja-Merimangë

Kjo mace me të vërtetë mund të bëj çdo gjë që një merimangë mund të bëj, ajo sfidon gravitetin duke u ngjitur në një derë prej xhami.

Fun

19/05/2014 03:18

Një video mahnitëse tregon një mace që të lë përshtypjen e Spider-Man, duke u ngjitur nga pjesa e jashtme e derës prej xhami për t\’u futur brenda.

Ky marifet spektakolar tregon macen dinake të ngjitet në derën prej xhami, duke u kacavjerrë në anën e jashtme të xhamit sikurse personazhi i librave komik.

Ajo pastaj vë putrën e saj përmes një qoshe të derës për ta hapur atë, para se të futet brenda dhe të lëshohet poshtë ngadalë.

Macja pastaj ecën ngadalë sikur asgjë nuk kishte ndodhur. E gjitha kjo është një gjë e rëndomt në një ditë pune të Maces-Merimangë.