Macja e myftiut Muamer Zukorliq vazhdon të qëndrojë te varri i pronarit të saj, edhe dy muaj pas vdekjes së tij
Historia e maces që ishte mbi varrin e tij për disa ditë pas vdekjes së myftiut Muamer Zukorliq është shpërndarë në mediat rajonale.

Bota
Ish-kryetari dhe kryemyftiu i Meshihatit të Bashkësisë Islame në Serbi ndërroi jetë në nëntor të vitit të kaluar, shkruan lajmi.net.
Zukorliq ishte edhe politikan dhe përfaqësues i komunitetit boshnjak në sanxhak të Serbisë.
Dhe ndërkohë miqtë dhe admiruesit e tij anembanë rajonit dhe mijëra njerëz shpërndanë në rrjetet sociale foto dhe video të maces së tij. Kjo e fundit nuk dëshironte t’i ndahej varrit të pronarit të saj, raporton N1 në edicionin e Sarajevës.
Sipas rrëfimeve të më të afërmve të tij, myftiu Zukorliq ishte një dashamirës i madh i kafshëve. /Lajmi.net/
Muftijin mačak. Ne odvaja se od mezara, čak ni po najvećoj kiši. ? pic.twitter.com/kpUHiY6qhu
— Nihad Kestendžić (@NihadKestendzic) November 8, 2021
Mačak ga ne napušta ni nakon dva mjeseca. pic.twitter.com/LbYgp3TvgU
— Ukrajinski Diplomata ?? (@Bosnoslav) January 10, 2022