Macja e “madhe” që u pa në qendër të qytetit Britanik tre herë brenda javës

Bisha e frikshme është parë në West Yorkshire tre herë brenda një jave, dhe i ka lënë banorët të frikësuar dhe të shqetësuar se çfarë kafshe mund të jetë.

Fun

03/12/2020 10:34

Macja e “madhe” është parë tre herë brenda javës në West Yorkshire, Britani, shkruan “DailyStar”.

Bisha thuhet të ketë terrorizuar rrugët e qytetit duke i lënë qytetarët të habitur dhe të frikësuar pasi akoma nuk kanë mundur të dallojnë se çfarë kafshe mund të jetë, transmeton lajmi.net.

Për herë të parë është parë me 25 nëntor, kur në vendngjarje macja u kap nga kamerat e sigurisë në rrugë.

Edhe raporte të tjera të dëshmitarëve që kanë parë macen janë dhënë me datën 27 nëntor, këtë herë ajo u pa teksa dilte nga një parking makinash.

Hera e tretë që u pa ishte me 30 nëntor, kur macja u pa afër një fabrike ushqimore,ka raportuar policia.

Skuadra e operacioneve të policisë dhe kontrolli i kafshëve janë duke bashkëpunuar për të gjetur kafshën, meqenëse ajo mund të jetë shumë e rrezikshme për qytetarët.

Qytetarët shprehen se ndjehen të frikësuar që të dalin natën sepse nuk e dinë vendndodhjen e kafshës që sigurisht, mund të sulmoj nëse ndjehet e kërcënuar nga prezenca e dikujt. /Lajmi.net/