LVV subjekti më i pasur politik në Kosovë, 1.3 milionë i shpenzuan veç në fushata

Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë subjekti politik më i pasur në vend edhe sa i përket të hyrave, por edhe shpenzimeve për vitin 2021. Sipas raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021 ka pasur tërësisht 2.1 milionë të hyra, shkruan lajmi.net. Të hyra nga buxheti janë saktësisht 1.655.326.17, ndërsa nga…

Lajme

24/10/2022 16:15

Lëvizja Vetëvendosje po del të jetë subjekti politik më i pasur në vend edhe sa i përket të hyrave, por edhe shpenzimeve për vitin 2021.

Sipas raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021 ka pasur tërësisht 2.1 milionë të hyra, shkruan lajmi.net.

Të hyra nga buxheti janë saktësisht 1.655.326.17, ndërsa nga donacionet dhe kontributet në të holla 417,453,80 – ndërsa këto të hyra janë llogaritur për vitin 2021 nga data 1 janar deri më 31 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje prin gjithashtu sa i përket edhe shpenzimeve.

Ky subjekt politik ka shpenzuar një total prej 2.3 milionë euro në vitin 2021, ndërsa prej tyre, 1.3 milionë euro janë shpenzuar në fushatë zgjedhore, ndërsa 616 mijë euro për paga dhe kompenzime. /Lajmi.net/