LVV mobilizohet për 7 qershorin, Kurti: Bashkohuni si vullnetarë

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka ftuar “të gjithë” që të bëhen “vullnetarë” për ta ndihmuar partinë e tij, ndërsa po afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit. Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Kurti thotë “vullnetarët janë shpirti i Lëvizjes”. Ai i ftoi…

Lajme

11/05/2026 16:39

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka ftuar “të gjithë” që të bëhen “vullnetarë” për ta ndihmuar partinë e tij, ndërsa po afrohen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Në një video të publikuar në faqen e tij në Facebook, Kurti thotë “vullnetarët janë shpirti i Lëvizjes”.

Ai i ftoi “të gjithë, vajza e djem” që t’i bashkohen për – siç tha – për t’i “vazhduar” dhe “shtuar punët e mira”.