LVV e politizon shkuarjen e FSK-së në veri për gjetjen e trupit të mërgimtarit- i referohen si shkuarja e parë në veri si ushtri

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë shkuarjes së FSK-së në veri të vendit për një angazhim të saj për të gjetur një trup të pajetë të një 33-vjeçari, i cili  dyshohet se është mbytur të dielën pasdite në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok. Sipas partisë të parë në vend FSK, ka shkuar për herë…

Lajme

29/07/2025 11:00

Lëvizja Vetëvendosje i ka bërë jehonë shkuarjes së FSK-së në veri të vendit për një angazhim të saj për të gjetur një trup të pajetë të një 33-vjeçari, i cili  dyshohet se është mbytur të dielën pasdite në Liqenin e Ujmanit, në Zubin Potok.

Sipas partisë të parë në vend FSK, ka shkuar për herë të parë në veri të vendit, nën shoqërimin e KFOR-it për të ndihmuar në gjetjen e trupit të pajetë.

Po ashtu, Vetëvendosje ndau edhe citate të ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,

“Njësitet e specializuar të zhytjes dhe kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës sot në mëngjes janë angazhuar në mbështetje të autoriteteve civile për kërkimin e trupit të mërgimtarit në liqenin e Ujmanit në Komunën e Zubin Potokut”, ka deklaruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të detyrave të saj thelbësore ka edhe mbështetjen e autoriteteve civile. Në këtë aspekt në bashkëpunim me Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe bashkërendim me KFOR, ekipet e specializuara të FSK kanë filluar operacionin e kërkimit në liqenin e Ujmanit me synimin që sa më shpejtë të nxirret trupi i mërgimtarit dhe ti lehtësohet dhimbja familjes”, ka thënë Maqedonci.

Teksa ky moment siç shuhet po politizohet nga partia në pushtet për të fituar pikë, derisa ky aksion është më tepër aksion humanitar për gjetjen e trupit të 33-vjeçarit. /Lajmi.net/